Forumi për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga “The Economist” ka mbledhur këtë të enjte në Shkup disa prej liderëve të rajonit, me përjashtim të kryeministrit Edi Rama. Samiti bëri bashkë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreun maqedonas Zpran Zaev dhe zëvëndëskryeministrin maqedonas, Dritan Abazovic. Së bashku me liderët e rajonit në takim mori pjesë nëpërmjet një video konference edhe i dërguari i SHBA për Ballkanit, Gabriel Ecsobar, i cili i rikujtoi BE premtimin për integrimin e Ballkanit.