Top News – BE për lirinë e medias/ Kufizime brenda vetë disa vendeve anëtare
10/03/2021 20:13

Bashkimi Evropian paralajmëroi “zhvillime shqetësuese” sa i përket lirisë së mediave në vendet anëtare lindore: Hungari, Poloni dhe Slloveni.“Udhëheqës të fuqishëm janë ata që fitojnë respekt përmes veprimeve të tyre, që pranojnë shumëllojshmërinë e mendimeve dhe që i lejojnë qytetarët të informohen siç duhet, e jo ata që përpiqen t’i heshtin zërat kritikë”, tha para Parlamentit Evropian zëvendëspresidentja e Komisionit, Vera Jourova.“Për fat të keq, në muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime shtesë shqetësuese”, tha ajo.Jourova kujtoi se autoritetet në Hungari ia kanë ndërprerë valët radiostacionit kryesor të pavarur, Klubradio, i cili ka qenë kritik ndaj Qeverisë populiste të kryeministrit Viktor Orban.Ajo foli edhe për protestat e transmetuesve në Poloni kundër një takse të reklamave për mediat joshtetërore, që, sipas tyre, e kufizon pluralizmin.Në Slloveni, Jourova kritikoi “përpjekjet e Qeverisë për të minuar financimin e qëndrueshëm dhe pavarësinë e agjencisë kombëtare të shtypit”, si dhe “sulmet e shpeshta verbale kundër gazetarëve”.“Për të gjitha këto raste, Komisioni ka qenë në kontakt me autoritetet kombëtare dhe vazhdon ta monitorojë situatën”, tha zyrtarja europiane.“Më lejoni t'ju siguroj se Komisioni do të veprojë kur ka raste që lidhen me pajtueshmërinë e ligjeve ose vendimeve kombëtare me rregullat e BE-së”, theksoi ajo.Komisioni ka lëshuar disa “vërejtje për shkelje” në Hungari dhe Poloni dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka mbështetur disa ankesa.Por, ato kanë bërë pak për të ndryshuar drejtimin politik të qeverive në fjalë.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38