Top News – BE, Masa të reja për eksportet/ ’Bllokohen’ 29 milionë doza vaksine në Itali
24/03/2021 15:33

Komisioni evropian do të kërkojë kontrolle më të ashpra për eksportet e vaksinave anti covid pasi akuzoi kompaninë britaniko-suedeze AztraZeneca se po dështon ti përmbahet kontratës së saj për të furnizuar vendet e bllokut. Propozimi, që do të dalë para liderëve të BE të enjten, nuk flet për një ndalim total por sidoqoftë duhet të ndezë tensionet me britaninë e madhe. Sipas planeve, cdo ngarkesë me vaksina duhet të vlerësohet mbi bazën e shkallës së vaksinimeve në vend dhe eksportet e vaksinës. Ndërkohë, me miliona doza të astrazenecas janë gjetur ndërkohë në Itali. La stampa shkruan se rreth 29 milionë doza vaksine që duhej të transportoheshin drejt britanisë së madhe po mbahen në impiantin Catalent në Anagni, afër Romës por u zbuluan nga inspektorët italianë si pjesë e një hetimi nga komisioni evropian. e pyetur nga BBC për raportin, ministria e jashtme në romë dhe zyra e kryeministrit refuzuan të bënin komente. Fabrika Catalent ka një kontratë me astrazeneca-n për vakjsinat e saj dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe me vaksinën e johnson & Johnson, që është miratuar për përdorim në BE. Zbulimi i raportuar vjen disa javë pasi qeveria italiane bllokoi eksportin e 250 mijë dozave të oxfordit dhe astrazeneca-s drejt australisë, si pjesë e rregullores së re evropiane që lejon ndalimin e ngarkesave nëse nj kompani rezulton se ka dështuar të plotësojë angazhimet e marra para 27 vendeve anëtare të bllokut. Propozimi më i fundit, shkon përtej rregullores së janarit dhe vjen në një kohë kur vendet e BE po përpiqen të intensifikojnë fushatën e vaksinimit, pas një nisjeje të ngadaltë, për të cilën është fajësuar furnizimi i vonuar me dozat e astrazeneca-s si edhe kontrollet e sigurisë.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB