Për të katërtin vir radhazi, Shqipëria do ta mbyllë qershorin me një lajm të keq nga Bashkimi Europian, i cili nuk do të hapë as këtë verë negociatat e anëtarësimit me vendin tonë. Pavarësisht optimizmit që kishte pushtuar Tiranën, për shkak të përshpejtimit të procesit për Ukrainën, Ballkani Perëndimor duket se mbetet I fundit në listën e prioriteteve të BE. Portali Euractiv zbulon të mërkurën draftin që do të nënshkruhet nga liderët e Bashkimit Europian gjatë mbledhjes së 23 qershor, i cili nuk jep dritën jeshile për nisjen e bisedimeve as me Tiranën dhe as me Shkupin.