Bashkimi Europian ka bërë thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, foli për nevojën e një “pakti të ri" në marrëdhëniet transatlantike dhe e ftoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për një samit SHBA-BE në Bruksel.