Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Forumin ‘Berlin Global Dialogue’, theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë i naiv ndaj Rusisë. Ajo shpjegoi se Evropa po bën investime të konsiderueshme në forcimin e aftësive të saj ushtarake dhe në zhvillimin e industrive të mbrojtjes për të parandaluar kërcënimet e mundshme ruse.