Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të mbahen në mënyrë paqësore duke u kërkuar të gjitha palëve të përmbahen. Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok – do të zgjedhin kryetarët e rinj. Ndërkaq, në Leposavic dhe Zveçan do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale.