Ende nuk është mbushur një vit nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë ka sjellë kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit, kur SHBA publikoi strategjinë e re të sigurisë kombëtare, ishte kulmi; një tronditje që e goditi në palcë Evropën, shkruan DË.