Deklaratat e ministres franceze të Mbrojtjes për krijimin e një ushtrie europiane duket se ka alarmuar NATO-n, i cili e ka cilësuar këtë forcë si strukturë që mund të konkurrojë aleancën Veri-Atlantike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje BE-së së fundmi të bashkëpunojë më ngushtë me aleancën ushtarake, duke I kërkuar ministrave të mbrojtjes të BE-së të distancohen nga këto deklarata.