Top News – BE dhe Britania përplasen sërish/ Londra-s’kemi ndaluar eksportin e asnjë doze vaksine
10/03/2021 14:30

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer pasi zyrtari më i lartë i BE pretendoi se britania e madhe ka imponuar një ndalim të padrejtë të eksportit të vaksinave anti covid. Presidenti i këshillit evropian, Charles Michel tha se kjo ndalesë aplikohej për të gjitha vaksinat dhe përbërësit e tjerë që prodhohen në britaninë e madhe. Por, sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, e cilësoi sugjerimin e tij tërësisht të paqëdrueshëm. "Qeveria e britanisë së madhe nuk ka bllokuar eksportin e asnjë doze të vetme vaksine anticovid apo përbërësi tjetër të vaksinës”, tha ai. Një zyrtar i BE madje është thirrur në Foreign Office për diskutime të mëtejshme të cështjes. Argumenti vjen ndërkohë që liderët evropianë janë nën presion në lidhje shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave anticovid. Në britaninë e madhe ndërkohë, 22.5 milionë njerëz, ose një e treta e popullatës së rritur, kanë marrë ndërkohë dozën e tyre të parë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel hodhi poshtë të martën akuzat për "nacionalizëm të vaksinave" të ngritura kundër BE-së, duke thënë se ndërsa Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar ndalime të drejtpërdrejta të eksportit të vaksinave, Bashkimi Evropian nuk e ka bërë një gjë të tillë. BE e ka gjetur veten nën kritika për ritmet shumë më të ngadalta të shpërndarjes së vaksinave se sa në Britani ose në Shtetet e Bashkuara. Ajo është kritikuar gjithashtu se ka bërë më pak se Kina, Rusia ose India për të furnizuar vendet e varfra me vaksina.

Top Channel/ Atentati ndaj shqiptarit në Suedi, e ndoqën nga pas dhe… Ja si u ekzekutua 20-vjeçari
07/07 22:41
Top Channel/ Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, shpall kandidimin në zgjedhjet e pjesshme mes…
07/07 22:40
Top Channel/ “Bëri një gabim” Trump zbut tonet ndaj Melonit: E dua shumë, është një…
07/07 22:39
Top Channel/ Momente ankthi për Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask
07/07 21:53
Top Channel/ E kërkonte Interpol-i, por u gjet e vrarë në Kiev, fund tragjik për të dyshuarën e…
07/07 21:52
Top Channel/ Kaos me kontrollet kufitare, BE merr vendimin për sistemin e ri të udhëtimeve
07/07 21:51
Top Channel/ “BIE” Nigel Farage, jep dorëheqjen pas publikimit se kishte marrë para nga një i dënuar
07/07 20:00
Top Channel/ Trump shpërthen ndaj NATO: Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania nuk na ndihmuan
07/07 19:59
Top Channel/ “Po i testoja, gjithmonë jemi në krah”, Trump kritikon NATO-n: S’do vija fare nëse…
07/07 19:35
Top Channel/ “Po i testoja, gjithmonë jemi në krah”, Trump kritikon NATO-n: S’do vija fare nëse…
07/07 18:31
Top Channel/ Apeli lë në fuqi dënimin e Marine le Pen: Mund të kandidojë me byzylyk elektronik?!
07/07 15:24
Top Channel/ Trump në Ankara, Erdogan e pret në aeroport, e merr nga krahu
07/07 15:10
Top News – Anijet ruse ‘në fund të detit’ / Ukraina godet tetë cisterna të flotës hije në Krime
07/07 14:57
Top News – Gjendet e vrarë në Ukrainë gruaja që vendosi bombën në Monako javën e shkuar
07/07 14:48
Top News – Dronë, avionë luftarakë e raketa / NATO e pret Trumpin me marrëveshje të mëdha
07/07 14:22
Top News – ‘Macron është shëndoshë e mirë’ / Dy bomba shpërthejnë afër hotelit të tij në Siri
07/07 14:16
Top News – Përvëlimi po vjen! Valë e re të nxehti / OBSH: Evropa përballet me javë më vdekjeprurëse
07/07 13:36
Top News – Trump në Turqi me ‘humor të keq’ / CNN: Ndihmësit të trembur, takimi mund të shkojë keq
07/07 13:35
Top News- S’i përgjigjemi më provokimeve të Trump / Italia do ndalojë së reaguari, tensione në Turqi
07/07 13:34
Top News-Rusia dhe Kina afrojnë Brukselin me Ankaranë. Samiti i NATO dhe fuqizimi ushtarak i Turqisë
07/07 13:24