Bashkitë e vendit shpenzuan vetëm 10 për qind të fondit vjetor të investimeve përgjatë gjysmës së parë të këtij viti, edhe pse vendi ishte në fushatë elektorale. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se bashkitë kanë shpenzuar 4.5 miliardë lekë nga fondi prej 45 miliardësh i ndarë për investimet që lidhen kryesisht me infrastrukturën. Bashkitë më të mëdha kanë edhe performancën më të dobët. Si shembull, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar më pak se 5 për qind të fondit që ka në dispozicion për këtë vit për investime, ndërsa ajo e Lezhës vetëm 1.5 për qind.