Bashkimi europian ka hedhur akuza ndaj shtetit rus, duke thënë se po përdor në mënyrë të turpshme migrantët, për të shtuar presionin te shtetet e tjera. Reagimi i BE, erdhi pas rritjes në masë të numrit të azilkërkuesve pa dokumente, të cilët kalojnë kufirin e Rusisë me Finlandën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një komunikim me kryeministrin e finlandës Petteri Orpo tha se instrumentalizimi i migrantëve nga ana e Rusisë, është diçka e turpshme.