Bashkia e Tiranës iu rikthye nismes për mbjelljen e pëmeve të reja gjatë sezonit të dimrit, duke bërë edhe zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar. Aksionit të bashkisë iu bashkua gazetari i njohur Dritan Shakohoxha, i cili së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, mbollën pemë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial.