‘Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus’. Këtë deklaratë e bëri presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington. Biden thksoi se ka shprehur shqetësimet e tij te Merkel për një tubacion gazi midis Rusisë dhe Gjermanisë, por ata u pajtuan që Moska të mos lejohet ta përdorë energjinë si armë.