Top News – Basha në shtëpinë e çiftit të ri/ ‘programi ynë, shtëpi me kredi 100 për qind’
31/01/2021 14:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në banesën me qira të çiftit të sapomartuar Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, ku iu shpjegoi atyre dhe të gjithë familjeve të reja shqiptare efektet e Programit Ekonomik të PD. Kryedemokrati theksoi se më 25 prill, ose fiton Shqipëria ose Edi Rama. Sipas tij këto janë rrugët për shqiptarët më 25 prill. "Më 25 fiton Shqipëri, fitoni ju. Kjo është beteja, jo thjeshtë një parti apo një koalicion", tha Basha. Ndërsa Mikel Kungulli iu drejtua se "shpreson se do të mbahen këto premtime, sepse përherë kanë dëgjuar vetëm fjalë këto vite. Plotësohen fjalët dhe të bëhet me vepra, sepse çdo gjë është hedhur në kosh të plehra". Basha u ndal tek ekonomia, punësimi i të rinjve, por mbi të gjitha mundësia e blerjes së një shtëpie. Basha tregoi me detaje efektet pozitive që do të sjellë për familjet e reja programi ekonomik, ku në fokus do të jetë strehimi, punësimi dhe fëmijët. “Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve dhe në veçanti familjeve të reja, çifteve të reja si ju, nga fillimi e deri në vazhdimësi. Si i gjendemi pranë ? E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç, muaj për muaj 30 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë të porsalindur. Basha tha se qëllimi është që brenda 4-vjeçarit të parë të qeverisë që do të dalë nga 25 Prilli, 20 000 mijë familje dhe çifte të reja të kenë përfituar nga kjo skemë dhe të kenë një banesë të tyren të blerë sigurisht me kredi, por kur interesat e kredisë paguhen 100 për qind nga shteti.

Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19