Kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi e konsideroi të pabesueshëm qëndrimin e komisioneres së zgjerimit, Marta Kos sa i takon luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Në një intervistë për Politico, Kos tha se rasti i Ballukut është nën monitorimin e kujdesshëm të Brukselit, SPAK po bën një punë të shkëlqyer, por është problem nëse korrupsioni pranohet në një vend. Këtë qëndrim, Gazment Bardhi e cilëson fyerje ndaj shoqërisë shqiptare, popullit më pro-europian.