Top News/ Ballkani digjet, luftë me flakët / Kod i Kuq në Bullgari, Maqedonia i kërkon ndihmë BE-së
17/07/2024 15:02

Bullgaria lëshoi alarmin e kuq për shkak të valës së të nxehtit, ndërsa Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë ndërkombëtare. Zjarret po përhapen në Ballkan ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten në një kohë kur pjesa juglindore e Evropës përjeton një nga valët më të fuqishme të të nxehtit, këtë vit. Kryeministri i Bullgarisë Dimitar Glavçev u bëri thirrje qytetarëve të jenë "shumë të kujdesshëm" dhe vendi shpalli kodin e kuq për valën e të nxehtit. Zjarret kanë përfshirë zona të mëdha në jug dhe jugperëndim të vendit. Kryeministri vizitoi një shtëpi tyë djegur në rajonin Stara Zagora, duke folur me banorët vendas dhe vullnetarët që ndihmuan për të shuar flakët. “Situata për momentin është nën kontroll. Shteti është i gatshëm të ofrojë mbështetje shtesë nëse është e nevojshme përmes Komisionit Ndërinstitucional për Rimëkëmbje dhe Ndihmë”, tha Glavçev, duke theksuar se Bullgaria ka garanci për mbështetje nga Çekia dhe Rumania. Ka gjithashtu dhjetëra zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut. Më i madhi prej tyre në malin Serta, në rajonin e Negotinës. Rreth 700-800 hektarë pyll me pisha janë djegur dhe zjarri ende nuk është vendosur nën kontroll. Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kërkoi BE-së që ta ndihmojë duke aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të bllokut. Avionë zjarrfikës mbërritën menjëherë nga Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia dhe u vendosën në zonat e zjarrit.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10