Top News – Ballkani dhe Evropa në flakë / Temperaturat kalojnë 40 gradët celcius, viktima e zjarre
13/08/2025 12:28

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një valë nxehtësie përvëluese që po nxit dhjetëra zjarre në pjesë të Evropës Jugore, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Alarme të kuqe për të nxehtin janë lëshuar në pjesë të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë dhe Ballkanit, duke paralajmëruar për rreziqe të konsiderueshme për shëndetin, ndërsa temperaturat kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, tha se temperaturat mund të arrijnë në 44 gradë Celsius në Sevilje dhe Kordoba, ndërsa Portugalia Jugore gjithashtu mund të arrijë në 44 gradë Celsius. Në Spanjë, një punonjës i një qendre hipizmi vdiq pasi pësoi djegie të rënda në Tres Cantos, pranë Madridit, ku erërat me shpejtësi mbi 70 km/orë çuan flakët pranë shtëpive, duke detyruar qindra njerëz të largoheshin. Në Portugalinë fqinje, zjarrfikësit luftuan tre zjarre të mëdha. Më shumë se 1,300 zjarrfikës dhe 14 avionë u përdorën në luftën me flakët, me Marokun që dërgoi dy aeroplanë pasi bombarduesit portugezë të ujit u prishën, raportoi Reuters. Një fëmijë vdiq si pasojë e goditjes nga nxehtësia në Itali të hënën, ku temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në vijim. Alarme të kuqe për nxehtësi janë në fuqi për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen. Pothuajse tre të katërtat e Francës janë nën alarme për nxehtësi, me temperatura që parashikohen të kalojnë 36 gradë Celsius në rajonin e Parisit dhe 40 gradë Celsius në Luginën e Ronës. Greqia po lufton me më shumë se 150 zjarre në të gjithë vendin, të përkeqësuara nga erërat e forta, me gati 5,000 zjarrfikës dhe dhjetëra avionë që po merren me flakët. Evakuime masive kanë nisur në ishullin turistik Zakynthos ku flakët kanë shkatërruar shtëpi, automjete dhe biznese. Anijet e shpëtimit kanë evakuuar plazhistët e bllokuar nga flakët që po përparonin në Kios dhe autoritetet kanë kërkuar disa avionë zjarrfikës të BE-së. Autoritetet greke po paralajmërojnë se kushtet mund të bëhen edhe më sfiduese në ditët në vijim. Turqia ka vënë nën kontroll disa zjarre të mëdha, duke përfshirë ato në Çanakala dhe Izmir, pasi qindra u evakuuan dhe Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakalasë u mbyllën. Në Mal të Zi, një ushtar vdiq dhe një tjetër u plagos kur cisterna e tyre e ujit u përmbys ndërsa po luftonin zjarret pranë kryeqytetit Podgoricë. Zjarret në Shqipëri i detyruan njerëzit të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa në Kroaci një zjarr i madh shpërtheu në Split dhe u vu nën kontroll të martën. Disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar po përjetojnë po ashtu valën e katërt të nxehtësisë këtë vit, me temperatura që arrijnë në 33 gradë Celsius dhe alarme shëndetësore për nxehtësi që janë në fuqi për të gjithë Anglinë.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36