Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, teksa kanë biseduar për një sërë temash të ndryshme. Fokusi i bisedës së tyre mësohet të ketë qenë intensifikimi i goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Më tej gjatë takimit është diskutuar për propozimin lidhur me ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale, të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. Kjo gjë është vlerësuar pozitivsht nga të dyja palët.