Autoritetet greke kanë sekuestruar 82 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas autoriteteve sasia e konsiderueshme e lendes narkotike u kap gjatë një aksioni të forcave të policore ne në aksin Igumenicë-Janinë. Lënda narkotike nga poseduesit e saj kishte kaluar kufirin e gjelbër në Janinë dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke. Sipas burimeve mësohet se mjeti ku u gjet sasia e droges drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili u arrestua dhe policia ka nisur hetimet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në trafikimine drogës. Në makinë u gjetën saktësisht 23 pako me 82 kg 650 gram marijuanë të fshehura në bgazhin