Ngjarja e bujshme e ditëve të fundit është ajo e dhunimit që babai i ka bërë vajzës së tij vetëm 6 vjeçe. Raimond Kunoraj, i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën 6-vjeçare me thupër, fishë karikusi si dhe e ka kafshuar në zonat intime është lënë në burg “pa afat”. Masa e sigurisë është dhënë nga Gjykata e Tiranës, tre ditë pasi 27-vjeçari u vu në pranga, pas denoncimit për dhunimin e të bijës.