Dy gra, mes të cilave një deputete konservatore, kanë akuzuar babain e kryeministrit Britanik, Stanley Johnson, se i ka prekur ato në vende të papërshtatshme. Caroline Nokes, tha për Sky Neës, se Johnson e kishte goditur në të pasme aq fort sa kishte mundur në konferencën e partisë konservatore në 2003-shin. Dhe korrespondentja e politikës, Ailbhe Rea, e ka akuzuar Johnson se i ka futur duart asaj në konferencën e konservatorëve në 2019-ën.