Top News – ‘B1’ për Shqipërinë/ Moody’s konfirmon vlerësimin
31/10/2020 18:31

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivën “e qëndrueshme”. Sipas Moody’s, pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë për shkak të kufizimeve të brendshme, si dhe prej ndikimit që pati në tregti dhe remitanca, faktorë kryesorë të konsumit privat. Kushtet e forta e të qendrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës, por goditja e koronavirusit ka pasur një ndikim edhe në këtëaspekt. Agjensia parashikon një recension në nivelin prej 7.1% gjatë këtij viti, ndërkohë, që parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021),ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. Nga ana tjetwr angjensia thekson se, zbatimi i reformave në përputhje me anëtarësimin në BE, kuadri fiskal, administrat tatimore dhe mbledhja e të ardhurave janë përmirësuar gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, Agjensia vlerëson se konsolidimi fiskal do të rifillojë vitin e ardhshëm. Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbësore për rikrijimin e hapësirave fiskale, pas goditjes së koronavirusit. Ndikimi i pandemisë së koronavirusit do të rëndojë në financat publike, duke përmbysur përkohësisht përmirësimin e tyre në vitet e fundit. Megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten. Me mbështetjen e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH, sipas agjensise qeveria ka bërë progres në përmirësimin e kuadrit fiskal dhe adresimin e një pjese të mirë të rreziqeve.

Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09 22:59
Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12
Top Channel/ Rubio zbarkon në Izrael/ Do takohet me Netanyahun pas sulmit në Katar
14/09 15:05
Top News – Për një të ardhme pa korrupsion…Liderja e re: Do plotësoj kërkesat e protestuesve
14/09 15:01
Top News – Liqeni ‘po vdes’, pushtohet nga algat / Ngjyroset me ‘jeshile’, më i madhi në Britani
14/09 14:54
Top News – Pilafi më i madh në botë…Thyhet tenxherja gjigande me kapacitet 23 mijë litra
14/09 14:52
Top News – Izraeli shfaros familje në Gaza / Dhjetëra viktima në sulmet ajrore, rrafshohen ndërtesa
14/09 14:52
Top Channel/ Gaza, 32 të vrarë/ Ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
14/09 13:53
Top News – Familjet e pengjeve kundër Netanyahut / ‘Pengesa e vetme për t’i kthyer ata në shtëpi’
14/09 13:04
Top News – SHBA rrethon Venezuelën, gati për luftë/ Trump çon F-35 në Porto Riko, tensionet në qiell
14/09 12:59
Top News – Droni rus, 50 minuta në qiej të NATO-s/ Rumania ngre F-16 me urgjencë, alarm dhe në Poloni
14/09 12:56
Top News – Gjithë polakët ‘vishen’ ushtarë / Frikë nga pushtimi rus, ‘dyndje’ në stërvitje ushtarake
14/09 12:38
Top News – Putini lëshon raketën ‘e pamposhtur’/ Rusia teston Zircon, pesë herë më e shpejtë se zëri
14/09 12:29
Top News – Trump, ultimatum vendeve të NATO-s: ‘Mos blini më naftë ruse, kështu i japim fund luftës’
14/09 12:20