Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, avokati Alban Bengasi e ka porositur kundrej 120 mijë eurove që të ekzekutojë ish-gruan e tij, të cilën e akuzonte për tradhti. Ekzekutimi nuk ndodhi, ndërsa Bengasi u ndalua ditën e martë teksa ishte duke hyrë në vend me një fluturim nga Dubai.