Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Ukrainën duke i ofruar avionë luftarakë të avancuar, F-16 dhe gjithashtu do të sigurojnë trajnimin e pilotëve ukrainas. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Biden kishte vënë në dijeni udhëheqësit e G7 në Japoni për vendimin. Presidenti Volodomyr Zelensky, i cili ka kërkuar avionë luftarakë për muaj të tërë, tha se ky vendim i SHBA do të fuqizojë ndjeshëm flotën ajrore të Ukrainës. Miratimi i këtij vendimi do i hapë rrugën edhe vendeve të tjera të eksportojnë avionët e tyre luftarakë.