Në belgjikën lindore, një autostradë e braktisur është mbuluar me kilometra plehra. Mbeturinat, që përfshijnë rreth 90 mijë tonë plehra, zgjaten në total për tetë kilometra, në të dyja drejtimet e autostradës së mbyllur A601, në veri të qytetit të Liege. Dhe ato janë testamenti i shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet e paprecedentta të mesit të korrikut.