Top News – Australi, shteti i Viktorias në izolim për të tretën herë, rriten infektimet
12/02/2021 12:20

Shteti australian i Viktorias do të futet në izolim, për herë të tretë, për të shtypur një shpërthim të llojit britanik të koronavirusit, që besohet të ketë hyrë në komunitet nga një hotel karantinë. Zyrtarët, deri më tani, kanë gjetur 13 raste që vijnë nga një punëtor, i cili pa dijeni është infektuar në një hotel në Mellburn. Izolimi nis nga sot në mesnatë, sipas kohës lokale, dhe zgjat deri të mërkurën. Qeveria tha se turneu Australian Open i tenisit do të vazhdojë në kryeqytetin e shtetit, Mellburn. Por, spektatorët do të ndalohen të marrin pjesë në ngjarjen, e cila më parë ka tërhequr deri në 30,000 njerëz në ditë. Kryeministri i Viktorias, Daniel Andreës, tha se shpërthimi aktual i koronavirusit nuk është i lidhur me hotelet karantinë që përdorin lojtarët e tenisit. Ai tha se varianti britanik i koronavirusit përhapet më shpejt dhe më lehtë, por shprehu bindjen se izolimi do të bëjë punë. Para këtij shpërthimi, Viktoria nuk ka pasur infeksione lokale për 28 ditë. Vitin e kaluar, në dimrin e Australisë, vendasit e Mellburnit kanë duruar një nga izolimet më të gjata dhe më të rrepta në botë, për të luftuar valën e dytë të koronavirusit. Kjo valë ka shkaktuar më shumë se 90% të 29,000 rasteve me koronavirus në Australi dhe 909 vdekje.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB