Leximi është palestra e mendjes. Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta ndërsa kjo intervistë shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat vlejnë dhe si një këmbanë thirrjeje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysmë prej kohësh.