Top News – Një fëmijë mes tre viktimave / Rusia ‘tërbohet’ mbi Ukrainë, sulme masive në vend
23/12/2025 14:06

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë rajone ukrainase janë përballur me ndërprerje të energjisë të martën, si pasojë e sulmeve të Rusisë që raportohet të kenë qenë ndër më intensivet që prej fillimit të luftës. Edhe Polonia fqinje aktivizoi avionët e vet luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore në kohën e sulmeve, bëri të ditur ushtria polake përmes një postimi në X. “Rusia është duke sulmuar sërish infrastrukturën tonë të energjisë. Si rezultat, për ndërprerje të energjisë është raportuar në disa rajone ukrainase”, tha Ministria ukrainase e Energjisë përmes një postimi në Telegram. Zjarre raportohet të kenë shpërthyer në disa rajone si rezultat i “sulmeve masive me raketa dhe dronë”, bëri të ditur operatori i energjisë Ukrenergo, ndërsa temperaturat ulen çdo ditë e më shumë. Në mesin e të vrarëve është raportuar të jetë një fëmijë katërvjeçar ndërsa disa fëmijë të tjerë janë mes të plagosurve. Rusia ka intensifikuar sulmet edhe në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa në ditët e fundit. Sipas autoriteteve ukrainase këto janë përpjekje për të shkatërruar plotësisht logjistikën detare. Sulmet e fundit kanë ardhur pas negociatave të zhvilluara në fundjavë, të cilat Shtetet e Bashkuara i mbajtën ndaras me delegacionet ruse dhe ukrainase në Majami, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt 2022. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff tha se bisedimet kanë qenë “konstruktive” por nuk ka shenja të ndonjë përparimi.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42