Top News – Vijnë luftanijet e klasit ‘Trump’/ Presidenti prezanton “Flotën e artë”, i vë emrin e tij
23/12/2025 11:14

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA-të do të ndërtojë një seri të re "anijesh luftarake" të Marinës me armatim të rëndë, të emëruara sipas tij, si pjesë e një "Flote të Artë" të ripërtërirë. Ndërtimi i anijes USS Defiant të klasit Trump, e cila do të jetë e pajisur për të mbajtur një sërë armësh, pritet të fillojë së shpejti, me Trump që thotë se anijet e para do të jenë operacionale brenda dy vitesh e gjysmë. Njoftimi është pjesë e një zgjerimi më të madh të planifikuar të Marinës Amerikane nga Presidenti Trump si në anije tradicionale lufte ashtu edhe në ato pa pilot, duke përfshirë anije luftarake më të mëdha, të armatosura me raketa, dhe anije më të vogla. Zyrtarët kanë paralajmëruar se SHBA aktualisht janë prapa Kinës si në kapacitetin e ndërtimit të anijeve ashtu edhe në prodhimin total. Duke folur në klubin e tij të golfit në Mar-a-Lago në Florida së bashku me sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth, sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e marinës John Phelan të hënën, Trump tha se miratoi ndërtimin e dy anijeve të reja luftarake ndërkohë që plani përfshin ndërtimin e plot 25 prej tyre. "Ato do të jenë më të shpejtat, më të mëdhatë dhe deri tani, 100 herë më të fuqishme se çdo anije luftarake e ndërtuar ndonjëherë", tha Trump. Sapo të përfundojnë, Trump tha se anijet e armatosura do të jenë të pajisura për të mbajtur armë hipersonike dhe "jashtëzakonisht vdekjeprurëse", dhe do të jenë anijet kryesore të Marinës Amerikane. Trump, i cili foli ndërsa ishte i rrethuar nga të dyja anët me postera të anijeve "të klasit Trump", tha se ato do të ndërtoheshin brenda vendit dhe se ndërtimi i tyre do të krijonte "mijëra" vende pune.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42