Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Njëri nga dy të plagosurit ka nderruar jeten në spitalin e Traumës në Tiranë, disa orë pasi u transportua. 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t'u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë. Ndërkohë që i plagosuri tjetër që ndodhet në spitalin e Traumës, Kreshnik Tusha është ende në gjendje të rëndë Atentanti ndodhi mbrëmjen e se shtunes, në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë, ku u qëlluan me armë zjarri Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, i cili dyshohet se ishte shënjestra, ndërsa të plagosur mbetën Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, ky i fundit nderroi jete ne spital, si pasoje e plageve te marra. sipas informacioneve te para viktima bujar lika eshte gjetur me arme ne dore ndersa burime bejne me dije se ai ka qelluar deri sa i jane mbaruar fisheket.