Kthimi në pushteti i Robert Ficos, kryeministrit të Sllovakisë solli jo pak polemika që kur u zgjodh shtatorin e kaluar në mandatin e tij të katërt në detyrë. 15 maji do të shënonte një kthesë të papritur në demokracinë e Sllovakisë, moment kur kryeministri u sulmua me armë zjarri teksa ishte duke përshëndetur qytetarët në Handlova, një qytet 140 kilometër në lindje të Bratisllavës, ku po mbahej një mbledhje qeverie.