31 vjecari Taulant Gjika është vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14.20 në lagjen “Bashkimi” në afërsi të Gjykatës së Apelit. Nga burimet mësohet se 31 vjecari I vrarë është djali I një ish punonjësi të policisë. Pas mbërritjes të policisë në vendngjarje është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, nga ku ka rezultuar se autori I vrasjes ka dalë nga një automjet, duke qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, i cili po ecte në trotuar.Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit 31 vjecari ka ndërruar jetë snë në Spitalin e Vlorës.