Top News – ‘Ata do të na vrasin…’/ Pilotët e larguar afganë druajnë më të keqen në kthim
04/09/2021 14:33

Pilotët afganë të trajnuar nga SHBA dhe të tjerë, që po qëndrojnë në një kamp në Uzbekistan, kanë frikë se mos kthehen pas në afganistanin e sunduar nga talebanët. Talebanët, që tani kanë në duar një numër të madh mjetesh ajrore, avionë luftarakë dhe helikopterë, që iu morën ushtrisë së kapitulluar afgane ose që u lanë pas nga amerikanët, kanë nevojë urgjente për pilotë, dhe ata të trajnuar nga SHBA dhe NATO, janë të shumëkërkuar prej tyre. Janë disa pilotët afganë, që fluturuan bashkë me avionët e tyre përtej kufirit verior të afganistanit, në Uzbekistan, duke u larguar nga vendi para se talebanët të merrnin kontrollin. Prej më shumë se tre javësh, ata kanë qëndruar në pritje të evakuohen nga shtetet e bashkuara. Por ende nuk ia kanë dalë mbanë. Nëse Uzbekistani i kthen pas, ata kanë frikë. “Nëse na kthejnë, jam 100 për qind i sigurt se do të na vrasin”, thotë një nga pilotët. Edhe para se talebanët të merrnin kontrollin, pilotët afganë, që flasin anglisht dhe që janë trajnuar nga amerikanët, u bënë objektiva kryesore të islamikëve. Luftëtarët talebanë i gjurmonin dhe madje edhe kanë ekzekutuar disa pilotë. Në ditët dhe orët e fundit para se talebanët të shtinin vendin në dorë, disa pilotë afganë u larguan me 46 avionë ushtarakë, më shumë se një e katërta e flotës prej rreth 160 mjetesh ajrore që kishte ushtria afgane. Pjesa më e madhe e tyre u larguan nga Kabuli, por disa erdhën edhe nga një bazë vetëm pak larg kufirit, afër qytetit verior Mazar i Sharif, duke iu larguar luftëtarëve talebanë që po sulmonin bazën. Në një episod dramatik, një avion afgan u përplas me një avion nga uzbekistani, duke detyruar pilotët të katapultoheshin në ajër. Piloti afgan që ka folur për Reuters, thotë se kishte rreth 15 pilotë që u larguan me avionë luftarakë A-20 Super Tucano, 11 me helikopterë Black Haëk,12 me helikopterë MD 530 dhe shumë të tjerë me helikopterë Mi-17.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
DIGITALB DIGITALB