Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave me gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s, tregon një studim nga Koreja e Jugut. Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë: 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 morën dy doza Pfizer/BioNTech dhe pjesa tjetër morën dy doza AstraZeneca. Të gjitha vaksinimet rezultuan me antitrupa neutralizues, që e ndalojnë virusin të hyjë në qeliza e të shumohet. Përzierja e vaksinave tregoi sasi të ngjashme të antitrupave që janë gjetur te personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.