Top News – Asnjë viktimë në Kosovë/ Maqedonia regjistron 8 të vdekur
29/09/2020 19:33

Ndërsa kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë të koronavirusit, në 24 orët e fundit, maqedonia e veriut ka raportuar tetë viktima, duke ardhur kështu me një bilanc në rritje, pas asaj që u duk si një stabilizim i situatës atje. Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në kosovë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 670 persona dhe bazuar në rezultatet laboratorike janë regjistruar edhe 54 persona të infektuar me koronavirus. Rastet aktive në kosovë sipas njoftimit janë 1457 ndërsa janë shëruar 24 orët e shkuara edhe 72 persona të tjerë. Totali i të infektuarve në kosovë që nga fillimi i pandemisë është 15574 dhe ai i viktimave, 625. Ndërkohë, Maqedonia e veriut të martën ka regjistruar 112 të infektuar nga gjithsej 1327 teste të kryera. Viktimat, sipas të dhënave, janë tre nga shkupi, të moshës 53,76 dhe 82 vjec, dy nga struga, 74 dhe 84 vjec si edhe nga një në tetovë, dellcevë dhe strumicë. Numri total i viktimave në maqedoninë e veriut ka arritur tashmë në 737 ndërsa ai i të infektuarve 17786. Ndërkohë, pozitive në raportin ditor të së martës, në maqedoninë e veriut, ishte shifra e të shëruarve. Gjithsej 159 persona e kanë fituar përballjen me virusin në 24 orët e shkuar e kjo është shifra më e lartë në 10 ditët e fundit.

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23