Top News – Asnjë kufizim për të vaksinuarit/ BE-të lehtësohen masat gjatë verës
31/05/2021 16:27

Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Ashpërsia e pandemisë në BE është zbutur, ndërsa numri personave të vaksinuar kundër COVID-19 po vazhdon të rritet. Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që të harmonizojë masat e udhëtimit që do të vlenin për të gjitha vendet anëtare. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër. Komisionari për Drejtësi, Didier Reinders, ka prezantuar propozimet e masave të reja, sipas së cilave personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës kundër COVID-19, nuk duhet t'u nënshtrohen asnjë mase kufizuese. Për një mundësi të tillë, ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës më së paku 14 ditë para udhëtimit. E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga ky virus. Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi do të duhej të kenë të njëjtat të drejta. Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE. Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo edhe karantina. Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe do të kërkohet karantinë vëtëm derisa të jenë në pritje të rezultatit të testit. Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.

Top News- Ndalohet protestuesi i mitur / Tentoi grabitjen e një bankomati gjatë trazirave
19/10 17:30
Top Channel/ Tension në protestë, protestuesja shtrihet në mes të asfaltit
19/10 17:19
Top Channel/ Protestuesit ironizojnë deklaratën e Ramës, hedhin dollarë fals drejt policëve
19/10 17:19
Top Channel/ Dy vëllezër vriten në Bathore.Plagoset vëllai i tretë,i vrau komshiu. Sherr për avllinë
19/10 16:38
Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë. Të rinjtë grumbullohen sërish, policia nis shoqërimet
19/10 16:37
Top Channel/ Protesta nis me gurë, gaz dhe ujë. Protestuesit sulmojnë gjykatën e Apelit
19/10 16:37
Top Channel/ Tentoi të vidhte një bankomat gjatë trazirave të protestës, identifikohet autorët
19/10 16:21
Top Channel/ “Nuk ju vjen turp”, protestuesit para Kryeministrisë i hedhin dollarë policisë
19/10 16:21
Top Channel/ Tensione pranë qendrës dhe tym! Arrestime të të rinjve, një polic i lënduar
19/10 16:02
Top Channel/ Berisha, akuza ndaj SPAK. Pas paraqitjes në prokurori, kërkon vijimin e protestave
19/10 15:39
Top Channel/ NATO demostron forcën në Shqipëri. 8 anije stërvitjen afër Karaburunit e Sazanit
19/10 15:39
Top Channel/ Haxhiu: Dëgjoni protestuesit. Kërkon ndaljen e dhunës nga të dyja palët
19/10 15:37
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25
Top Channel/ Pak minuta pushim për protestuesit, ulen në Parkun Rinia
19/10 15:08
Top Channel/ Vrau dy vëllezërit me armën dhe plagosi rëndë të tretin, pamje nga vendngjarja
19/10 14:54
Top Channel/ Koshat e djegur në mes të rrugës, policia “ndjek” nga pas protestuesit
19/10 14:41
Top Channel/ Xhama të thyer dhe kaos pas sulmit nga protestuesit në Apel, policia në gatishmëri
19/10 14:31
Top Channel/ Vrasja në Kamzë, ky është autori që vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin
19/10 14:08