Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një punonjës ushtarak ka ekzekutuar me armë zjarri dy vëllezër, ndërsa të tretin e ka lënë të plagosur rëndë. Autori është identifikuar si Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake, i cili është arrestuar pas krimit, së bashku me armën.