Teksa ngrohja globale është shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha aktuale, më në fund është arritur një marrëveshje e rëndësishme në samitin e COP26. Marrëveshja optimiste e arritur në momentet e fundit u përshëndet me duartrokitje në samitin më të madh për të luftuar ndryshimet klimatike që u mbajt në Glasgow të Skocisë.