Pas një hetimi njëmujor, efektivët kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Kontigjenti’, duke goditur një tjetër tentativë për të shitur droga të forta, në afërsi të shkollave të mesme. NË pranga ka përfunduar 31-vjeçari Medjon Sulko, I njohur edhe me identitetin Karamani me banim në fshatin Kolonjë, tw Lushnjes. 31-vjeçari i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, me doza Heroine dhe Kokaine me vete, gati për shitje. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua se posedonte 1 automjet tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 000 euro, të cilin dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia ka sekuestruar automjetin dhe sasitë e lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, ndarë në doza. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.