Një shtetas nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Ai tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Zvicrës, për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave. Operacioni u realizua në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit. Bëhet me dije se shtetasi nga Kosova akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit" dhe "Pastrimi i parave", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.