Një operacion policor nga policia kolumbiane për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka arrestuar një 33-vjeçar, pjesëtar i një organizate kriminale. Operacioni i koduar “Kartagjena” vuri në pranga Almir Gjidiaj nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Bëhet me dije se roli i shqiptarit ishte drejtimi i logjistikës dhe transporti për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.