Një britanik është arrestuar në gjermani nën dyshimet se ka spiunuar për llogari të Rusisë. Prokurorët federalë gjermanë thanë se burri, i identifikuar vetëm si David S, punonte në ambasadën britanike në Berlin. Ai me sa duket i ka kaluar inteligjencës ruse dokumente, të paktën një herë, në këmbim të një sasie të panjohur parash. Ai u arrestua në Potsdam, jashtë Berlinit të martën dhe policia kreu kontrolle në shtëpinë dhe vendin e tij të punës. Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët mes britanisë dhe gjermanisë.