Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.