Këngëtari i dashur për publikun, Aleksandër Gjoka, është arrestuar mbrëmjen e 21 majit. Autoritetet policore bëjnë me dije se si pasojë e gjendjes së dehur në timon, 62 vjeçari, Gjoka ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përfshirë në një aksident në Farkë. Fatmirësisht ky aksident automobilistik nuk është shoqëruar me asnjë dëm shëndetësor.