14:55 | 27/2/2021

Top News – Arrestohet 18-vjeçari në Kukës/ Nxorri armën për vendin e parkimit

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pas konfliktit për vendin e parkimit, ku ka qëlluar me armë në ajër. Sipas policisë mësohet se në pranga ka rënë 18 vjecari me iniciale G. Sh. banues në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr. 1 të qytetit të Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh. Kaq ka mjaftuar qe 18 vjecari të qëëlojmë në ajër me armën e llojit pistoletë, e dyshuar zhurmuese. Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur arrestimin e 18 vjecarit.

Më shumë ↓

Video të tjera