Top News – Arrestimi i Aleksei Navalnit/ BE shqyrton përgjigjen ndaj Rusisë
25/01/2021 11:56

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vendosin sot se si do të reagojnë ndaj ndalimit të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalny, dy ditë pasi policia tentoi të shtypë protestat në mbështetje të tij. Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se “hapat e ardhshëm” ndaj Rusisë do të diskutohen në takimin, i cili vjen ndërkohë që disa vende anëtare të BE-së bëjnë thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës. Borrell ka organizuar takimin pas protestave të mbajtura në gjithë Rusinë më 23 janar, në të cilat janë ndaluar më shumë se 3,700 protestues, sipas grupit vëzhgues, OVD-Info. Aty përfshihen edhe 1,455 të ndaluar në kryeqytetin rus, ku është raportuar edhe për dhjetëra persona të plagosur pas përleshjeve me policinë. Shtetet perëndimore kanë dënuar ashpër “taktikat e rrepta” të përdorura kundër protestuesve. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë më 24 janar se arrestimi masiv i protestuesve ka qenë “i patolerueshëm” dhe “rrëshqitje drejt autoritarizmit”. Presidenti polak, Andrzej Duda, është në mesin e liderëve që kanë bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë për shkak të trajtimit të Navalnyt, ka raportuar Financial Times. Lideri polak po ashtu ka thënë se Borrell duhet të shqyrtojë mundësinë e vizitës në Rusi muajin tjetër nëse Navalny nuk lirohet. Një ditë pas protestave Kremlini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Rusisë. Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nëse administrata e re e presidentit amerikan Joe Biden do të jetë e hapur për dialog, ai nuk ka dyshim se presidenti rus, Vladimir Putin do të përgjigjej në mënyrë reciproke. Këto akuza Peskov i ka bërë përgjatë një interviste më 24 janar, ndonëse ato ishin bërë më parë edhe nga Ministria e Jashtme ruse.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB