Top News- Armët bërthamore ulin Në bisedime Iranin me SHBA, çfarë kërkon Trump?
12/04/2025 22:30

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet në Oman për programin bërthamor të Teheranit - takimi i nivelit më të lartë midis dy vendeve që nga viti 2018. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi i tha televizionit shtetëror iranian se vendi i tij dëshironte një "marrëveshje të drejtë", me zëdhënësin e tij duke thënë se ai nuk pret që bisedimet të zgjasin shumë. Presidenti Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e mëparshme bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2018 dhe ka thënë prej kohësh se do të bënte një marrëveshje "më të mirë". Është e paqartë nëse të dy delegacionet do të ulen në të njëjtën dhomë, por bisedimet shihen si një hap i parë i rëndësishëm për të përcaktuar nëse një marrëveshje mund të arrihet, si dhe një kornizë për negociata. Araghchi ka theksuar vazhdimisht se bisedimet indirekte ishin më të mirat në këtë fazë. I dërguari i Trump, Steve Ëitkoff, i cili drejton delegacionin amerikan, ka folur vetëm për takime ballë për ballë. Por çështja më e rëndësishme është se çfarë lloj marrëveshjeje do të pranonte secila palë. Trump, shkruan BBC, i dërgoi një letër udhëheqësit suprem të Iranit përmes Emirateve të Bashkuara Arabe muajin e kaluar, duke thënë se ai dëshironte një marrëveshje për të parandaluar Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe për të shmangur sulmet e mundshme ushtarake nga SHBA dhe Izraeli. Një burim i paidentifikuar në Oman i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bisedimet do të synojnë gjithashtu të de-përshkallëzojnë tensionet rajonale dhe të sigurojnë shkëmbimin e të burgosurve.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56