Irani ka akuzuar Izraelin për shkelje të rëndë të armëpushimit të ndërmjetësuar me SHBA-në, pas sulmeve të fundit në Liban. Në një intervistë për programin “Today” të BBC, Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, i cilësoi këto sulme si një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit. Ai bëri të ditur se Irani i kishte dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se nuk mund edhe ta mbash ti tortën dhe ta hash njëkohësisht. Sipas tij, nuk mund të kërkohet armëpushim dhe njëkohësisht të mos pranohen kushtet e tij. Ai shtoi se veprimet e Izraelit përbëjnë gjenocid, duke e përshkallëzuar më tej retorikën ndaj Tel Avivit. Nga ana tjetër, Izraeli këmbëngul se objektivi i sulmeve është grupi militant Hezbollah, i cili sipas tyre po lëshon raketa drejt territorit izraelit. Tensionet mbeten të larta në rajon, pavarësisht përpjekjeve për armëpushim, ndërsa përplasjet mes palëve rrezikojnë të minojnë çdo marrëveshje të arritur deri tani.