Top News- Armë hi-tech dhe personel trajnues / Britania, trupa në Ukrainë, Gjermania ‘mbyll’ qiellin
18/01/2022 12:16

Britania e Madhe ka nisur të hënën në mbrëmje trupa dhe armë hi-tech në Ukrainë, në një përpjekje për të zbrapsur një pushtim të mundshëm rus. Në një sinjal të qartë drejtuar Vladimir Putinit, dy transportues të forcave mbretërore ajrore, dërguan sistemet raketore shumë të nevojshme për forcat e Kievit. Trupat që ishin në bord të avionëve do të qëndrojnë në Ukrainë për ti mësuar homologëve të tyre se si duhet ti luftojnë tanket ruse. Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Uollace tha se dislokimi vjen si pasojë e sjelljes gjithnjë e më kërcënuese nga rusia. Afro 100 mijë trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit, cka ndez frikën se një pushtim mund të pritet pas pak ditësh... Kremlini insiston se nuk ka plane të sulmojë, por grumbullimi i trupave, tankeve dhe artilierisë, sugjeron të kundërtën. Duke paralajmëruar Putinin për atë që mund të rezultojë në një luftë shumë, shumë të përgjakshme, Uollace i tha deputetëve se britania po i ofron një paketë të re sigurie ukrainës që ka si qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të saj. Sidoqoftë, Gjermania nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj, i refuzimit të pajisjes së Ukrainës me armë. Në një vizitë në Kiev, ministrja e jashtme gjermane, annalena Baerbock tha se cdo përshkallëzim i mëtejshëm do të kishte një cmim të rëndë për rusinë në sferën ekonomike, politike dhe atë strategjike. E ndërkohë që Bundestagu gjerman vazhdon të kundërshtojë përfshirjen, të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avionët britanikë të nisur drejt ukrainës me armatime, kanë evituar hapësirën ajrore gjermane.

Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
DIGITALB DIGITALB